Transmetuar më 10-05-2012, 15:14

Shoqata Dajti Alpino Turistik Tiranë thotë se nuk i mungojnë fondet për ekspeditën që kanë ndërmarrë disa anëtarë të saj, përfshirë ish kreun e KESH-it, Gjergj Bojaxhi të cilët ndodhen në malin e Everestit ku në majë të tij kanë vendosur të ngrejnë flamurin shqiptar.

Reagimi vjen nga Ibrahim Haçkaj, Sekretar i Shoqates Dajti Alpino Turistik Tiranë, i ngarkuar me financat, pasi një e përditshme publikoi sot shkrimin me titull: “Hakmerret Berisha: Bllokon Gjergj Bojaxhiun në majë të Everestit duke i prerë fondet”.

“Z. Bumçi ne mirëkuptim e zbatim te porosisë se Kryeministrit, Sali Berisha na ka finacuar 40 000 USD. Kjo vlerë është shuma me e madhe qe na eshte dhene ndonjehere si Shoqate Dajti Alpino Turistik dhe per alpinizmin Shqiptar gjate 20 viteve te demokracisë”, – thuhet në reagim.

Risia, shqiptarët e parë ngjiten në majën e malit Everest

“Kjo shume u dha ne nje vit shume te vështire finaciar ku vendi yne edhe i ndikuar nga kriza në Greqi, ne Itali dhe ne Evrope. Ne kete fillimviti vendi kaloi nje situate emergjence rreth nje muaj per shkak të dimrit të jashtëzakonshëm. Shumatorja bujare e ne pergjigje te sipermarrjes tone Everest 2012 eshte dhene per Shoqaten dhe jo per individe, per Jubileun e 100 Vjetorit te Pavaresise

Shuma si Shoqate eshte diku nga 4 deri ne 20 here me e larte se sa shumat qe na jane dhene ne keto 10 vjet nga kjo Ministri per veprimtaritë Kampi Baze e Kalapathar, 2003, Mali i Bardhe France 2008, Kilimanjaro Tanzani 2010, dhe Elbrusi ne Kaukaz 2011, etj. Shuma ne fjale nuk perfshin financime te tjera nga ente te tjera qeveritare.

100 vjetori i Pavarësisë, alpinistët do vendosin flamurin në malin Everest

Duke shprehur mirënjohje ndaj largpamesise se Qeverise qe ben nje finacim te tillë, Haçkaj vlerëson se ky investim “do t’i shlyhet ekonomise shqiptare me ndikimin qe kane veprimtari te tilla ne zhvillinin e turizmit malor e te te thelle malor”. e.t/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit