

Këngëtari i njohur italian, Vasco Rossi martohet këtë verë me partneren e tij, Laura Schmidt. Kjo ishte me të vërtetë një surprizë, pasi dukej se në jetën private të këngëtarit të njohur, prej kohësh nuk ndodhte më gjë. Këngëtari me famë ndërkombëtare e ka publikuar lajmin në faqen e tij në Facebook. Ai e shkroi atë me fjalë të thjeshta, por efektive: “Këtë verë martohem me Lauran. Pas 25 vitesh do të kem një lidhje të rregullt. Çështjë burokracie, ceremoni civile dhe shumë privat”, shkruan kantautori i njohur në rrjetin social Facebook. Duke publikuar edhe klipin e një kënge të shkurtër, rokeri ka treguar rreth martesës së tij në moshën 60 vjeçare. "Ndonjëherë duhen bërë disa zgjedhje që janë të komplikuara, por ndonjëherë ju duhet të zgjidhni. Zgjedhjet janë të vështira, sepse pasi e ke bërë zgjedhjen nuk mund të kthehesh mbrapsht. Por të zgjedhësh do të thotë të jesh i lirë, dhe që të jesh i lirë do të thotë të zgjedhësh. Liria është një gjë e cila kushton shumë, sepse ndonjëherë është më e lehtë të bësh atë që të tjerët të thonë”, thotë Vasco Rosi në lidhje me vendimin për tu martuar. Por kush është femra që e ka bërë Vasco Rossin për vete, aq sa të shkojë deri në martesë? Është Laura Schmidt, e cila e ka njohur këngëtarin kur ishte vetëm 17 vjeçe, që prej vitit 1988, gjatë një nate të nxehtë verë. Është një vajzë e thjeshtë, larg nga jeta e spektakleve dhe e dashuruar me mbretin e rokut. Ajo është vajza që ai i ka kushtuar edhe këngën ‘Laura spetta un figlio per Natale” (Laura prêt një fëmijë për Vitin e Ri), dhe është e ëma e djalit të tretë të këngëtarit, Luca. l.xh/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





