

Tiranë, 9 maj 2012, NOA- Me rastin e ditës së Europës në aktivitetin e organizuar me këtë rast, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Ettore Sequi tha se Europa është sot një histori e hapur.
Sipas tij, Europa është një ëndërr e cila është bërë realitet dhe mund të bëhet realitet, pasi e ardhmja e Shqipërisë është në Europë, e cila do ketë përqafuar standardet dhe rregullat të cilat përbëjnë thelbin e integrimit.
“Mos jam gjë naiv, jo përkundrazi kam besim. Mos jam mendjelehtë, jo kam besim. Mos jam i verbër, jo kam vizion. Këtë vizion e ndajmë ne të gjithë bashkë, ne që jemi pjesë e të gjitha segmenteve të shoqërisë shqiptare, sigurisht ky vizion është Europa si një objektiv kombëtar. Unë e di që objektivi nuk është i lehtë, por është një objektiv kombëtar i cili do arrihet”, u shpreh Sequi, raporton noa.al.
Ai e mbylli fjalën e tij duke uruar dhe thënë proverbin e tij të preferuan në shqip, “Ku ka zemër ka dhe krahë”.
Në aktivitetin e organizuar me rastin e ditës së Europës janë të pranishëm Kryeministri Sali Berisha, kryesocialisti Edi Rama, kryeparlamentarja Jozefina Topalli etj.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





