

Banorët u zgjuan më vonë se zakonisht, edhe pse dritat dhe muzika në sfond vendoset normalisht në shtëpinë e Big Brother. Të parët që zgjohen këtë mëngjes, janë si zakonisht, Liami, Tani dhe Ermali. Të cilët fillojnë të kryejnë punët personale. Pak më vonë zgjohet edhe Gerta, e cila shkon në tualet dhe merret me higjienën personale, bashkë me Tanin. Pas saj zgjohet edhe Arbri, i cili fillon të kryejë rutinën e përditshme, duke u marrë me veten dhe me punët e mëngjesit.
Më pas, banorët shkojnë në kopësht, ku Liami fillon të bëjë stërvitje, ndërsa Ermali merr rreze dielli. Arbri qëndron pranë Ermalit, e teksa ky i fundit fillon të bëjë stërvitje, ai e imiton.
Së fundi, Liami, Tani e Ermali qëndrojnë së bashku, e ngacmojnë Liamin me Gertën, të cilët kanë fjetur mbrëmë në një krevat. Gerta përgjigjet se nuk ka ndonjë gjë të keqe fakti që ajo e Liami kanë fjetur në një krevat, pasi nuk ka ndodhur asgjë për t’u komentuar. Françeska e Gerta më pas, shtrihen për të marrë rreze dielli në kopësht e Françeska shprehet se mbrëmë është nevrikosur shumë me banorët në lidhje me debatin që ka bërë me Gentën e Erionin.
Big Brother 5 është një prodhim ekskluziv i Top Channel dhe DigitAlb
Gjithçka ndodh tek Big Brother 5 Transmetim Live i Big Brother 5
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





