Transmetuar më 08-05-2012, 19:26

Personat rreth të tridhjetave, janë më pak të kënaqur në shtrat sesa të tjerët.

Kështu pohon një studim i fundit i kryer në Angli, sipas të cilit, atyre u intereson seksi më pak se të gjitha moshave të tjera, madje edhe se 50-60-vjeçarëve.

Kjo pasi, siç shpjegojnë hulumtuesit e tij, personat e kësaj moshe, e kanë të mbushur jetën me shqetësimet për familjen dhe karrierën, më shumë se në çdo fazë tjetër të saj.

Kështu, studimi tregon se 25% e njerëzve të moshës 30-39 vjeç, rezultojnë seksualisht të pakënaqur për shkak të shqetësimeve ekonomike, punës dhe lindjes së fëmijëve që u marrin shumë kohë dhe energji.

Ndërsa detyra për të qenë prindër të rinj, i largon ata nga seksi dhe janë rreth 35% të personave të kësaj moshe që ndikohen nga një problem i tillë.

Por një tjetër element i rëndësishëm “anti-seks” për personat e kësaj moshe, duket se është edhe ai i depresionit që troket tek ta.

Paula Hall, një seksologe e njohur dhe promotore e këtij studimi, u shpreh se "përgjegjësitë e shumta si edhe shumë probleme, sjellin vështirësi për seksualitetin kur jemi rreth  të tridhjetave”.

e.t/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit