Transmetuar më 08-05-2012, 22:45

Meshkujt, në të shumtën e rasteve preferojnë një lidhje për aventurë, eksperiencë, apo të tjera si këto. Por çfarë duhet të bëjë një femër që ai ta marrë më seriozisht lidhjen? E sigurtë është që dëshpërimi nuk do u çojë asgjëkundi. Ju duhet të përpiqeni më tepër për të analizuar dhe për të kuptuar situatën. Në qoftë se ai nuk dëshiron një histori serioze, analizoni se nga se vjen kjo gjë. Ndoshta është tepër herët për të, atëherë nuk është e përshtatshme për ta vënë “me shpatulla pas murit”. Do të rrezikonit madje dhe humbjen e tij.

Nëse ju kuptoni se ai kërkon vetëm një gjë nga ju, le të themi vetëm seks, atëherë situata duhet menduar mirë sepse nuk mund t’u çojë asgjëkundi. Nëse kjo gjë nuk është problem për ju, atëherë argëtohuni bashkë. Por nëse e ndjeni veten shumë të përfshirë në atë lidhje, aq sa nuk mund të jetoni pa të, mundohuni t’i vini “pikat mbi i”, ose jepini fund kësaj marrëdhënie.

Shfaqini drejtpërndrejtë mendimet tuaja dhe mos u shqetësoni se si do e presë ai. Nëse ai nuk i pranon disa përgjegjësi, që janë në të drejtën tuaj t’i kërkoni, atëherë është e kotë që ta vazhdoni këtë lidhje. Por, në përgjithësi meshkujt priren të mos e marrin seriozisht një lidhje, sepse u friksohen angazhimeve. Nga ana tjetër, ata kanë frikën se nëse lidhja shkon serioze mund të humbasin lirinë e tyre. Nëse ju flisni me të dhe mundoheni të keni një marrëdhënie harmonike, ai duhet të arrijë të kuptoj se dashuria nuk është një burg dhe si e tillë as lidhja serioze. Ju mund t’i tejkaloni së bashku vështirësitë që çuan atë për të vepruar në një mënyrë të caktuar, por duhet të dini se atij i duhet pak kohë për të reflektuar rreth situatës. Nëse ju mund të jeni e duruar në fund do të shpërbleheni!

l.xh/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit