

Këshillat se si të veprojmë për të djegur kalori dhe që trupi ynë të jetë në formë për verën, nisin të bëhet monotone, sepse më së shumti flitet për ushtrime të ndryshme dhe sakrificat fizike që duhen kryer. Por nëse nuk ka nevojë për një humbje peshe drastike, kaloritë mund të digjen në mënyra të ndryshme, nganjëherë edhe pa e kuptuar atë. Kjo mund të bëhet gjatë veprimtarive normale të përditshme të jetesës.
Këshilla e mëposhtme shërbejnë për të frymëzuar njerëzit për të ushtruar aktivitet fizik që kontribuon për mirëqenien e përgjithshme të organizmit. Që kur makinat dhe motorët pushtuan jetën tonë, duket se u shfaq në masë edhe obeziteti. Këshilla e parë është ecja në këmbë. Kjo është një mënyrë e mirë për të humbur peshë, atëherë ju duhet të bëni atë sa më shumë të jetë e mundur.
Ecje shpejtë me një shpejtësi prej rreth 5 km/h, bën të mundur humbjen e më shumë se 300 kalori në orë. Ndër të tjera, ndryshe nga garat, ju mund të bëni gjatë gjithë kohës ecje, për shembull, në dyqan, duke shmangur trafikun dhe problemet me parkimin. E njëjta gjë vlen edhe për të shkuar në punë. Këshilla e dytë është të përdorni shkallët për t’u ngjitur në shpi dhe jo ashensorin edhe pse shtëpinë mund ta keni në kate të sipërme. Kjo gjë vlen edhe në punë, shmangeni sa më shumë ashensorin! Punët e shtëpisë, po ashtu, janë një aktivitet mjaft i mirë, që jo vetëm u mundëson pastërtinë, por edhe ju vë në lëvizje duke mundësuar humbjen në sasi të konsiderueshme të kalorive.
l.xh/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





