Transmetuar më 08-05-2012, 12:06

Tiranë, 8 maj 2012, NOA- Partia Socialiste nëpërmjet deputetit Pirro Lutaj ka bërë kërkesë për interpelancë me Ministrin e Mbrojtjes Arben Imami.

Siç raporton noa.al, në kërkesën për interpelancë me ministrin Imami theksohet se, kreu i mbrojtjes thërritet për të dhënë shpjegime dhe paraqitur qëndrimin e Qeverisë, lidhur me “Zbatimin e legjislacionit mbi funksionimin e Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë”.

“Në interesin e kësaj interpelance përfshihet zbatimi i ligjit “Për Gradat”, “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit …..”; zbatimi i ligjshmërisë në  ndryshimet strukturore, administrimin e buxhetit në interes të objektivave të Forcës dhe i aseteve që dalin të lira nga riorganizimi i Forcave të Armatosura”, thuhet në kërkesën për interpelancë drejtuar nga deputeti socialist Pirro Lutaj.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit