

Liami dhe Arbri qëndrojnë afër njëri-tjetrit në kopsht e fillojnë të diskutojnë për ngjarjet e shtëpisë. Gerta e ka zgjuar Liamin para disa orëve, ndërkohë që e kishte zënë gjumi dhe Arbri e komenton këtë situatë. “Njerëzve u vjen çudi nëse fle më shpejt sesa orari i përcaktuar”, thotë Arbri për Gertën. Të njëjtën gjë thotë edhe Liami, i cili shton se banorët e përflasin këtë fakt, duke ia vënë në dukje se ka rënë në gjumë, në momentin që e shikojnë qoftë edhe një herë të flejë. Më pas ata diskutojnë për shtëpinë, duke thënë se duhet të jetë dashur shumë punë për ta ndërtuar.
Ndërsa Françeska dhe Ermali janë duke ndenjur afër njëri-tjetrit, atje shkon Genta, e cila nuk mirëpritet nga çifti në fjalë. Françeska i kujton asaj se nuk ka qarë në momentin që ka dalë Graciano, pavarësisht se kishte gjithë javën që e mbante në gojë e thoshte se do t’i vinte keq nëse ai do të dilte nga shtëpia.
“Tërë javën bënte sikur e donte shumë”, shprehet Françeska. Genta thotë se i ka ardhur keq, por në atë moment nuk i kanë ardhur lotët e nuk e ka përjetuar në atë mënyrë largimin e tij. Ndërsa Ermali qesh, si për ta përkrahur Françeskën, por pa dashur që ta komentojë.
Gjithçka ndodh tek Big Brother 5
Transmetim Live i Big Brother 5
noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





