

Një tufë lule homazh nga kolegët e Shpresa Bregut
Dhënia e luleve një vajze nuk është një gjest i dalë mode. Të paktën ky është rezultati i dalë nga stafi i klubit për personat single “Eliana Monti”, i specializuar në kërkim të shpirti binjak.
Nga përgjigjet kuptohet se dhënia e luleve një vajze është një gjest që nuk ka dalë nga moda, por është një mjet i cili josh shumë. Por cilat janë lulet më të preferuara nga femrat? Në grupin e parë, pothuajse në të njëjtin nivel, orkidea dhe trëndafilat, që kanë mbledhur mbi 31 për qind dhe 28% të votave, të ndjekura nga tulipanët me 23%.
Në gjuhën e luleve, secila prej këtyre specieve mbart një mesazh të ndryshme: orkide, për shembull, simbolizon dashurinë sensuale, trëndafili ndryshon kuptimin e tij në varësi të ngjyrës. E kuqja simbolizon-dashurinë, e verdha-xhelozinë, portokallia-bukuri, dhe diçka që shumë njerëz nuk e dinë, është sinonim i një dashurie të fshehtë. Tulipani është simbol i vërtetë i dashurisë dhe ai i kuqi, në mënyrë të veçantë është si një deklaratë për ndjenjat e tij. Zambakët, të cilën janë përzgjedhur në masën 8 %, megjithatë, simbolizojnë pastërtinë dhe pafajësinë, e cila i bën ato ideale për t’ia dhënë një femre që e vlerësoni shumë.
l.xh/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





