Transmetuar më 07-05-2012, 21:06

Vajza ende të reja, të mbështjella me stoli, me rroba të hijshme dhe taka të larta.

Na japin përshtypjen e të qenit të vetëdijshme, me vetë-besim të lartë dhe një stil të hollë. Fjala është për femrat që tashmë i kanë mbushur tridhjetë vjeç dhe nuk u lind aspak një psherëtimë për kohët e shkuara.

Për kohët në fakt kur lëkura e tyre ishte e ndritshme dhe nuk kishin nevojë të flinin tetë orë për t’u dukur të freskëta dhe të çlodhura.

Tashmë atyre duket se nuk u vjen aspak keq që një moment i tillë ka kaluar, pasi gjenden në fakt në momentin më të bukur të jetës së tyre edhe pse kanë kaluar të tridhjetat.

Kështu pohon të paktën një studim i kryer së fundmi në SHBA, sipas të cilit, femrat e kësaj moshe janë në fakt “në lule të jetës”.

Kjo pasi, ato konsiderohen me një vetë-besim të lartë, janë ende të bukura dhe madje, kanë fituar atë që quhet bukuria e vërtetë, fisnike, edhe pse me thinjën e parë në ballë, apo me rrudhat e para poshtë syve.

Femrat në moshën 35 vjeç më në fund e dinë se çfarë duan: Të jetojnë …

e.t/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit