
Të dhënat po ngarkohen...

Tiranë, 7 maj 2012, NOA- Dy punonjëse në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë në repartin e Kardiologjisë kanë rënë në prangat e policisë, një mjeke dhe një laborante akuzën e korrupsionit.
Burime zyrtare nga policia thanë për noa.al, se arrestimet janë kryer mesditën e sotme ndërsa nuk bëhen ende të ditur identitetet e të ndaluarve.
Sipas të dhënave paraprake thuhet se dy punonjëset eu merrnin pacientëve shuma të ndryshme për kurim.
Gjithsesi nga ana e policisë thuhet se detajet e plota të këtij operacioni do të jepen në orët në vijim.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
