Transmetuar më 07-05-2012, 11:09

Fronisone, 7 maj 2012, NOA- Policia italiane ka vënë në pranga në Frosnisone të Italisë një shqiptar i akuzuar për grabitje me armë.

Siç raporton noa.al, ngjarja për të cilën akuzohet shqiptari ka ndodhur fundvitin e vitit 2009 ku së bashku me një shqiptar tjetër të moshës 20 vjeçare i cili është arrestuar më herët kanë grabitur një lokal duke marrë gjithë lekët dhe materialet me vlerë që ndodheshin brenda.

Në kohën e grabitjes dy hajdutët të cilët u larguan me një makinë të vjedhur kishin kërcënuar titullarin e lokalit duke i drejtuar pistoletën dhe duke i marrë të ardhurat.

Sakaq policia pas shenjave të lënë na vendin e grabitjes dhe dëshmisë së pronarit bëri të mundur identifikimin e autorëve dhe pas mëse dy vjetësh hetim bëri të mundur kapjen e tyre.

Grabitësi i dytë i arrestuar gjatë natës së lënë pas është 22 vjeç ndërsa ndaj tij rëndojnë të tjera akuza si grabitje në kushte të rënduara dhe armëmbajtje pa leje.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit