
Të dhënat po ngarkohen...

Tiranë, 7 maj 2012, NOA- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për dhunë mbi punonjësit e policisë.
Burime zyrtare nga policia i thanë noa.al, se të ndaluarit janë 46 vjecacri Suri Cena dhe 36 vjeçari Pluton Cena të lindur në Dibër dhe me banim në Babrru.
Mësohet se procedimi penal ne ngarkim të tyre ka filluar pasi mbrëmë pak para mesnate dy të ndaluarit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë goditur me grushta, shqelma dhe sende të forta, 4 punonjës policie të cilët kanë qenë duke ndërhyrë për të shuar konfliktin përmes shtetasve të lartpërmendur.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
