





Londër, 7 maj 2012, NOA- Këngëtarja me orgjinë shqiptare ka arritur të jetë një nga më të pëlqyerat e botës së muzikës. Jo vetëm është e kërkuar nga media, por edhe nga fansat. Dje këngëtarja 21-vjeçare ka performuar në lokalin “G-A-Y” në Londër, këngët e albumit të saj të ri.
Mes një atmosfere entuziaste dhe të ftuarve të njohur nga bota e artit, Rita Ora ka dhuruar spektakël me këngët e saj më të mira si “R.I.P”, “Rock the life”, etj.
Por veç performancës së saj artistike, media londineze komenton gjatë veshjen e saj. Rita Ora është shfaqur në skenë me një veshje më shumë sesa ekstravagante Me pantallona shumë të shkurta, sidomos në pjesën e pasme, Rita Ora ka dhuruar jo vetëm muzikë, por edhe kërcime seksuale.
a.k.noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





