Transmetuar më 06-05-2012, 12:32

Acquila, 6 maj 2012, NOA/A.Ymeraj- Trupi i një vajze të re nga Shqipëria u zbulua përgjatë rrugës Cese di Avezzano në Acquila të Italisë.

Siç raporton noa.al, familjarët e vajzës kishin denoncuar në polici zhdukjen e saj e cilak ishte humbur gjurmët prej dy ditësh.

Sipas të dhënave paraprake thuhet se vajza ishte rreth të 30-ve dhe punonte në një lokal nate.

Nga ana e policisë po hetohen të gjitha pistat e mundshme për vdekjen e saj, pasi janë pikasur enjtje në stomakun e viktimës, ndërsa afër trupit të saj është gjetur një makinë e djegur e cila ishte vjedhur dy ditë më parë.

Mësohet se trupi i vajzës e identifikuar si Mariana Marku, u njoh nga i vëllai.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit