

Shkodër, 6 maj 2012, NOA- Vladimir Sokoli 34 vjeç nga qyteti i Shkodrës ka inskenuar një trazirë të vërtetë.
I dehur Vladimiri po shoqërohej për në Komisariatin e Policisë së bashku me mjetin e tij të markës Nisan me targë CJ 766 RF, ndërsa ka kundërshtuar me dhunë dhe ka kërcënuar për të marrë peng, një punonjës policie të patrullës së përgjithshme, si dhe e ka tentuar të largohej, por më pas është ndaluar nga forcat e policisë, raporton noa.al.
Ngjarja në fjalë ka krijuar rrëmujë pasi i dehuri i jepte makinës sa në njërën anë në tjetrën, ndërsa nuk ngurronte të kërcënonte.
Lidhur me këtë rast në ngarkim të tij nisën hetimet për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtim i mjetit në gjendje të dehur”.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





