Transmetuar më 05-05-2012, 20:41

Një pastor nga Karolina e Veriut, shfaqet në një predikim të kohëve të fundit, duke i nxitur prindërit për t’i goditur dhe flakur jashtë fëmijët e tyre, nëse  mendojnë se ata janë duke shfaqur tendenca homoseksuale.

Ka qenë Sean Harris, pastor i lartë i Kishës Baptiste Bereane në Fayetteville, i cili e ka bërë këtë predikim homofobik.

"Baballarë, po ta shihni djalin tuaj se po ecën siç nuk duhet, jepini atij një grusht të mirë. Ok? Por edhe vajzave, vëruni fre”, ka qenë predikimi i tij.

Por më pas, ai e ka hedhur poshtë këtë që ka deklaruar, duke cituar se kjo ishte vetëm një shaka në predikimin e tij.

"Nëse unë kam për ta thënë atë përsëri, unë do ta them ndryshe, nuk ka dyshim", ka thënë Harris.

Duke u justifikuar se donte të thoshte që sjellja femërore e një mashkulli është për të paudhët, sipas thënieve të Zotit.

“Unë nuk jam duke bërë ndonjë kompromis për këtë", deklaroi ai.

e.t/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit