

Vlorë, 5 maj 2012, NOA – Një fëmijë 12 vjeçar është përplasur nga një makinë teksa po kalonte rrugën pranë ish-fushës së druve në qytetin e Vlorës, ku po luante me shokët e tij, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Ngjarja ndodhi pas mesditës së të shtunës.
Djali i mitur me iniciale R.B po lufton me vdekjen në spitalin rajonal të Vlorës.
Policia e qytetit bën me dije se i mituri u godit nga një automjet tip Nissan, me targa greke.
Makinën e drejtonte 39 vjeçari Ilia Shalaj.
Sipas policisë makina Nissan e ka përplasur rëndë fëmijën që ndodhej në rrugë, bashkë me fëmijë të tjerë.
Fëmijët që ishin në vendngjarje të tronditur nga aksidenti thanë se ata po luanin, kur kanë dëgjuar për një moment rrëshqitjen e fortë të automjetit, i cili përplasi shokun e tyre.
Djali i aksidentuar është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Në bazë të hetimeve rezultoi se 39-vjeçari Ilia Shalaj në momentin e aksidentit ka qenë me shpejtësi të lartë, andaj ai u shoqërua për në komisariatin e Vlorës, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe plagosje të rëndë.
mit/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





