Transmetuar më 04-05-2012, 21:26

Los Angelos, 4 maj 2012, NOA- Pavarësisht formës perfekte Cameron Diaz nuk lë gjë pa ngrënë dhe nuk mban dieta. Për mëngjes jo rrallë ka ngrënë vezë, oriz me brokoli dhe mish me limon.

“Ha çdo ushqim, sidomos kur bëja serf haja 4 herë në ditë, kam ngrënë edhe mish derri”, shprehet Diaz, raporton noa.al.

Por më tej aktorja shton se ndaloi së ngrëni mishin e derrit kur zbuloi se derrat kanë kapacitet mendor si të një fëmije 3 vjeç, por sërish iu rikthye konsumimit të tij nga tundimi.

“Fillova ta ha sepse është shumë i mirë. Ushqimi është një nga kënaqësitë e mia më të mëdha, më pëlqen të gatuaj për të tjerët”, shton aktorja.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit