Transmetuar më 04-05-2012, 18:45

Milano, 4 maj 2012, NOA- Catrinel Marlon, modele dhe aktore e bukur gjithë klas dhe stil, nuk është e dashura e paparacit italian Fabrizio Corona.

Catrinel hedh poshtë zërat që qarkulluan në mediat italiane dhe fotografitë e publikuara me Fabrizion duke thënë se është përfshirë nga një kurth, ku cilësohej si e dashura e tij.

Siç raporton noa.al, ajo shprehet se nuk e ka dashur kurrë botën e thashethemeve ndërsa është single, madje as nuk e njeh Fabrizio Coronën.

Modelja sqaron se në një lokal në Milano një mik i përbashkët i ka prezantuar dhe ndoshta ndonjë paparac, mik i Fabrizios i ka fotografuar duke krijuar përmes tyre një realitet që nuk ekziston.

“Nëse të hysh në një lokal dhe të takosh dikë do të thotë të jesh i lidhur, unë e cilësoj si një shaka pa kripë. Ndërsa nëse Fabrizio Corona do të hakmerret ndaj Belen Rodriguez të gjejë një viktimë tjetër, mos të më përdori mua”, u shpreh Catrinel Marlon.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit