

Prishtinë, 4 maj 2012, NOA- Policia e Prishtinës ka bërë të mundur prangosjen e dy personave nën akuzën se kanë kërcënuar një qytetar tjetër.
Mësohet se të ndaluarit janë B. Abdullahu 59 vjeç, dhe F. Abdullahu 59 vjeç, të cilët akuzohen se kanë dërguar mesazhe kërcënuese telefonike në adresë të viktimës, duke e kërcënuar atë me jetë për ta detyruar që të tërhiqet nga një tender të cilin viktima e kishte fituar.
Burime zyrtare nga policia thanë për noa.al, se rreth një muaj më vonë saktësisht më 28 prill para derës së banesës së viktimës të dyshuarit kishin lënë një zarf letre, me përmbajtje kërcënuese po ashtu edhe një karikator të armës automatike AK-47 si dhe 10 copë fishek.
Pas denoncimit të bërë nga ana e viktimës, efektivët e policisë nisën hetimet nga ku zbuluan identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve.
Si rrjedhojë nisën kontrollet ne vende të ndryshme ku u gjetën dy të dyshuarit për kërcënimin, të cilët pas ballafaqimit me akuzat u dërguan në ambientet e paraburgimit.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





