Transmetuar më 04-05-2012, 13:46

Tiranë, 4 maj 2012, NOA – Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkua sot nga forcat politike në vend që të angazhohen për përmbushjen e 12 kritereve të Bashkimit Europian. Në një konferencë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama u shpreh se klasa politike duhet të zbatojë me përpikëmëri mesazhet e dhëna nga komisionari i BE, Stefan Fyle gjatë vizitës në Tiranë.

“Për LSI-në është me rëndësi të përshpejtohet ritmi i reformave dhe të gjithë aktorët politikë duhet të fokusohen tek plotësimi i kushteve që nënvizoi Fule” tha Rama. Ai shtoi se reformat kryesore duhet të janë përmbyllur para zgjedhjes së presidentit të ri.

Në emër të LSI-së, Rama u shpreh se kjo forcë do të vazhdojë të jap gjithmonë kontribut për procesin e integrimit të vendit. “Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat. Klasa politike duhet të domosdoshmërisht të tregoj atë nivel maturie që ka shoqëria shqiptare. LSI-ja si gjithnjë do të vazhdojë të jetë kontributore duke investuar që të përmbushen të gjitha reformat” tha Rama.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit