

Gjirokastër, 4 maj 2012, NOA- Policia e Gjirokastrës ka arritur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme hashashi. Gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në zonën e Llongos në Gjirokastrës, forcat e policisë kanë sekuestruar rreth 100 kilogramë lëndë narkotike hashash.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për kalimin e drogës nga Shqipëria drejt Greqisë, forcat e policisë kanë bërë rrethimin e zonës. Korrespodenti i agjencisë noa.al, raporton se sasia e drogës është gjetur në një makinë me targa greke.
Makina me targa greke YKK 8695 është gjetur e braktisur rreth orës 24:00, ndërkohë që mendohet se personat që do të kryenin transportimin e drogës janë larguar teksa kanë parë afrimin e policisë. Zona e Llongos ndodhet rreth 10 kilometra larg kufirit me Greqinë. Policia po heton për gjetjen e autorëve dhe për vendin ku është blerë droga.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





