

"Vazhdimisht në mision" e titullon Süddeutsche Zeitung artikullin për dërgimin e forcës operative rezervë ORF në Kosovë.
Peter Blechschmidt ndër të tjera shkruan: "… Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme NATO dhe BE druhen nga përkeqësimi i sërishëm i gjendjes së sigurisë. Sipas një raporti sekret të qeverisë gjermane dhënë parlamentit, që nga fillimi i prillit ka gjithnjë e më shumë dëmtime materiale dhe plagosje fizike kundër serbëve të Kosovës dhe institucioneve të tyre në Kosovë. Nga shpërthimi i eksplozivit në Mitrovicë u vra më 8 prill një shqiptar nga Kosova. Edhe një sërë arrestimesh nga të dy dyja palët janë tregues për gjendjen e tensionuar. Prandaj NATO vendosi të dërgojë sërish në Kosovë rezervën operative të sapotërhequr. Që nga 1 maji 500 ushtarë gjermanë dhe 150 austriakë, që sapo ishin kthyer në vendlindje, janë përsëri në mision. I ngarkuari për mbrojtjen në parlamentn Hellmut Kënigshaus e kritikoi këtë vendim. Ai i shkroi komisionit të mbrojtjes fundin e javës së shkuar: se e konsideron ngarkesën për një pjesë të batalionit ORF si "tepër të lartë". "Një pjesë e madhe e ushtarëve janë për herë të tretë brenda një viti e gjysmë në mision ushtarak. Nga Ministria e Mbrojtjes u tha se kjo prek 50 deri 60 ushtarë. të gjithë e kanë pranuar vullnetarisht misionin e ri. Kthimi i ORF-së ka qenë i pashmangshëm për shkak të situatës, por kryhet në kuadrin e gatishmërisë operacionale prej një gjysmë viti."
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





