

Në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung botohet artikulli me titull "Lufta maqedonase e kulturave. Shtohen tensionet fetare" me autor Michael Martens:
"Arrestimi i 20 të dyshuarve për terrorizëm në Maqedoni hedh një dritë shqetësuese mbi konfliktet etnike dhe fetare, që po thellohen në këtë vend të Ballkanit. Burrat u arrestuan në një bastisje në shkallë të gjerë në disa lagje të Shkupit sipas ministrisë së Brendshme dyshohen të jenë përgjegjës për vrasjen e pesë maqedonasve sllavë në mesin e prillit”, – shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung.
“Pa u vënë re jashtë shtetit tensionet në ish-republikën jugosllave, vijon gazeta, – popullsia e së cilës është një e katërta shqiptare, kohët e fundit po shtohen. Kjo konstatohet sidomos në rrethinat e Shkupit, ku u arrestuan terroristët e dyshuar. Janë vërejtur përpjekje të islamistëve, për të radikalizuar romët myslimanë, që jetojnë aty. Në pjesën e vjetër të qytetit të Shkupit, të dominuar nga shqiptarët, ku jetojnë edhe turq dhe myslimanë boshnjakë, ndodhen dy xhami, që janë marrë nga predikuesit radikalë. Që premtimi, se Maqedonia do të jetë anëtare e BE-së, është spostuar për një të ardhme të largët dhe sundues është stanjacioni, ua bën më të lehtë predikuesve të urrejtjes, të gjejnë jehonë. Por dhunë ka edhe nga ana tjetër. Në shkurt një polic sllav maqedonas vrau dy të rinj shqiptarë”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





