Transmetuar më 03-05-2012, 18:46

Arma e detyrës i është vjedhur brenda në shtëpi një punonjësi të policisë së burgjeve së kryeqytetit. E po ashtu edhe një shumë parash. E gjitha kjo ka ndodhur në banesën e policit, një shtëpi përdhese në qytetin e Tiranës, raporton noa.al.

Nga hetimet që kanë kryer kolegët e policit A.H., 41 vjeç, me detyrë punonjës i policisë Burgut 313, gjatë natës duke gdhirë dita e sotme, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë marrë pistoletën e shërbimit, të llojit “TT”, si dhe shumën prej 5000 lekësh. Policia tha se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. e.t/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit