

Kavajë, 3 maj 2012, NOA- 6 të mitur janë vënë në prangat e policisë së Kavajës të akuzuar për vjedhje të lokaleve, bizneseve dhe banesave të ndodhura në Kavajë dhe Durrës.
Pas kallëzimit nga ana e të dëmtuarve, policia u vu në veprim dhe bllokoi në banesat e tyre 16 vjeçarin A.Sterniqi; 16 vjeçarin A.Merhori, 17 vjeçarin G. Isha, 16 vjeçarin E.Berdufi; 16 vjeçarin A. Zhugri dhe 20 vjeçarin Gëzim Myzeqari që të gjashtë me banim në Kavajë.
Burime zyrtare nga policia thanë për noa.al, se të ndaluarit vepronin si grup duke bashkëpunuar për realizimin e shumë vjedhjeve të lokaleve dhe banesave në Kavajë dhe Durrës.
Në vijim të hetimeve rezultoi se të sipërpërmendurit akuzohen se janë autorët e 15 vjedhjeve të banesave, lokaleve dhe bizneseve të vogla.
Policia e këtij qyteti u bën thirrje qytetarëve që janë të dëmtuar nga këto vepra penale, të paraqiten për të depozituar kallëzimet e tyre pranë Komisariatit të Kavajës, me qëllim evidentimin e të tjerave vjedhjeve apomarrjen e sendeve të vjedhura nga këto shtetas.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





