Transmetuar më 03-05-2012, 12:48

Tiranë, 3 maj 2012, NOA- Me 122 vota pro dhe 1 abstenim është miratuar projektligji aq shumë i debatuar dhe i zgjatur në kohë i Gjykatës Administrative.

Siç raporton noa.al, Gjykatat Administrative të shkallës së parë do organizohen së paku në numër dhe për territor të barabartë me atë të gjykatave të apelit të zakonshëm në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Sipas ligjit të miratuar Gjykatat Administrative të apelit organizohen së paku në Tiranë.

Mësohet se drafti që kaloi në parlament ka të bëjë me krijimin e trupës gjyqësore të Gjykatës Administrative, e cila do të jetë nga gjyqtarë që janë aktualisht në detyrë, pra nuk do të ketë prurje të reja nga gjyqësori apo jashtë gjyqësorit, por do të jenë gjyqtarët që janë aktualisht, të cilët do të shprehin dëshirën për t’u bërë pjesë e Gjykatës Administrative, do t’i nënshtrohen një provimi dhe vetëm në bazë të vlerësimit të provimit ata do të marrin emërimin.

Gjykata Administrative pritet të çlirojë një herë e përgjithmonë biznesin dhe qytetarët nga procedurat e tejzgjatura për zgjidhjen në marrëdhënie me shtetin.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit