Transmetuar më 03-05-2012, 12:33

Tiranë, 3 maj 2012, NOA- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Alexander Arvizu është shprehur sot në kuadër të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.

Në një komunikatë të tij, Arvizu vlerëson përparimin në legjislacion sa i përket shpifjes ndërsa shton se mbetet ende punë për të bërë.

“Media ishte aktive dhe në masë të gjerë e pakufizuar; megjithatë, pati raste presioni politik të drejtpërdrejtë ose të tërthortë mbi median, përfshirë kërcënime ndaj gazetarëve. Në disa raste presioni politik dhe mungesa e fondeve kufizuan median e shkruar të pavarur, dhe gazetarët raportuan se kishin ushtruar gjerësisht vetëcensurë”, shprehet ambasadori i SHBA në qëndrimin e tij.

Siç raporton noa.al, Arvizu shton se ambasada e Shteteve të Bashkuara të Ameriëks në Tiranë shpreson që të gjithë aktorët, parlamenti shqiptar, organizatat e medias, si dhe vetë gazetarët do të ecin përpara me një përpjekje të përbashkët për të kryer ndryshimet e duhura që do të çojnë përpara larine e medias në Shqipëri.

Sipas tij, kur gazetarët kërcënohen, sulmohen, burgosen, apo zhduken, gazetarët e tjerë vetëcensurohen, nuk raportojnë më lajmet, ulin tonet e lajmeve dhe lënë hollësi pa përmendur.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit