

Tiranë, 3 maj 2012, NOA- Ashtu siç ishte lajmëruar pak më parë nisi takimi mes kandidatit të vetëshpallur për President Fatos Nano dhe kreut të Partisë për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut Vangjel Dule.
Pas takimit të djeshëm me Shpëtim Idrizin kreun e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e njohur si partia e çamëve, lideri historik i të majtës Fatos Nano në këtë takim pritet ti kërkojë Vangjel Dules si parti e minoritetit etnik grek votën për tu zgjedhur Kreu i Shtetit. Siç raporton noa.al, në një prononcim të fundit ka shprehur konsideratën e tij të lartë për Fatos Nanon, si një personalitet i politikës shqiptare, politikan me eksperiencë dhe një kandidat që do të përmbushte kriteret për postin e Kryetarit të Shtetit mbi palët. Në kuadër të konsultimeve dhe mbështetjes më herët Nano është takuar me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, kreun e Partisë Socialiste Edi Rama, ambasadorin e SHBA Alexander Arvizu, ndërsa pritet edhe takimi me Kryeministrin Sali Berisha.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





