Transmetuar më 03-05-2012, 10:07

Kakavijë, 3 maj 2012, NOA – Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar dy kilogramë hashash që transportohej drejt Greqisë, si dhe ka mundur të arrestojë transportuesin e drogës. Ngjarja ka ndodhur në Pikën Kufitare të Kakavijës mbrëmjen e djeshme rreth orës 21.30.

Personi i arrestuar është Ergys Latifi, 29 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i dënuar më parë për “Trafik Ndërkombëtar të Narkotikëve”. Operacioni i policisë është zhvilluar pas marrjes së informacionit për kalimin e lëndës narkotike. Sipas policisë, droga dyshohej se do të kalonte me një nga autobusët e linjave ndërkombëtare , Vlorë –Athinë  të kompanisë “ Super Ekspres”.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, gjatë gjithë mbrëmjes kanë ushtruar kontrolle të rrepta në të gjithë autobusët e linjave ndërkombëtare Shqipëri –Greqi kryesisht të kompanisë “Super Ekspres”.

Gjatë kontrollit në autobusin me targë VL 90 79 C, rezultoi se Latifi kishte një çantë shpine në të cilën kishte brenda dy kilogramë hashash. Pas hetimeve rezultoi se Latifi e kishte blerë lëndën narkotike në Vlorë dhe do ta shiste në Athinë në sasi të vogla në formë cigaresh.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit