



Rio de Zhaniero, 2 maj 2012, NOA- Ka shitur flokët e saj të gjatë për ti blerë shtëpi familjes.
Duket si një përrallë por është historia e 12 vjeçares nga Brazili Natasha Moraes de Andrade, e cila nuk i ka prerë asnjëherë flokët që nga koha që ka lindur dhe që kanë arritur një gjatësi prej 1 metër e 60 centimetër.
Siç raporton noa.al, Natasha bëri të ditur për mediat vendase se ka arritur ti shesë flokët për 1200 euro si dhe ka marrë dhuratë 2500 euro për to.
Me lekët e marra vajza ka ndihmuar familjen dhe ka ndihmuar nënën për të blerë një shtëpi të r në fshatin ku jetonin.
Mësohet se para se të arrinte në këtë vendim vajzës i duhej më shumë se 1 orë për të larë kokën dhe rreth 4 orë për ti krehur dhe zgjidhur nyjat flokëve, ndërsa tani i ka në gjatësinë vetëm prej 40 centimerrash.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





