

Tiranë, 2 maj 2012, NOA/A.Ymeraj- Pak më parë ka nisur mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak, e cila që në krye të saj ka nisur me debate.
Shkak për këtë është bërë kërkesa e 20 këshilltarëve për shkarkimin e Vladimir Gjonaj nga posti i Sekretarit të Këshillit Bashkiak nga ana e mazhorancës, gjë e cila kundërshtohet nga këshilltarët socialistë.
Siç informon noa.al, kryetari i Këshillit Bashkiak Aldrin Dalipi u shpreh se shkarkimi i tij po bëhet pa asnjë bazë dhe se në vend të tij mund të emërohet një person të cilët këshilltarët nuk e njohin fare për më tepër kur nuk është përfshirë në rend dite.
Sakaq kreu i këshilltarëve demokrat Ferdinand Poni tha se shkarkimi i Gjonaj vjen si rezultat i rikonfigurimit të Këshillit Bashkiak, duke mos përmendur asnjë shkelje apo abuzim me detyrën nag ana e tij.
Në vijim të kundërshtimit mes tyre këshilltarët socialistë kanë braktisur sallën e mbledhjeve, ndërsa seanca po vijon vetëm me praninë e këshilltarëve demokratë.
Gjatë kësaj mbledhje pritet gjithashtu miratimi i vendimit që ish-ministri i Jashtëm i Italisë Franco Frattini të shpallet qytetar nderi.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





