

Londër, 2 Maj 2012, NOA – Përdorimi i kompjuterëve ndikon pozitivisht në memorien e të moshuarve. Ai kontribuon dhe jep ndihmën e tij për ta mbajtur trurin sa më të ri, ku mbi të gjitha bashkohet me praktikën për një aktivitet fizik sa më të moderuar.
Një fakt të tillë e pohon një studim, i cili është publikuar në revistën “Mayo Clinic Proceedings”.
Hulumtimi është bazuar mbi 926 të moshuar, të cilët ishin rreth moshës 70-93 vjeçe të grupit Yonas E. Geda, raporton noa.al.
Në bazë të rezultateve të nxjerra, aftësia njohëse në memorie, godet 37,6% të moshuarve të cilët nuk përdorin një kompjuter personal ose janë pasivë dhe kjo kundrejt 18,3% të atyre që përdorin një kompjuter dhe ndër të tjera ngasin dhe motorin apo merren me një aktivitet tjetër fizik. r.b/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





