Transmetuar më 02-05-2012, 07:41

Romë, 2 Maj 2012, NOA/Rid Bulku – E prezantuar në Sallonin e Gjenevës 2012Dacia Lodgy do të jetë pjesë e tregut Evropian pikërisht gjatë këtij muaji dhe në Itali do të nisë nga çmimi 9.900 euro.

Është një makinë tepër funksionale dhe tepër e përshtatshme për një familje, kjo në bazë të hapësirës që ofron.

Dacia Lodgy është e gjatë 4,5 metër dhe e gjerë 1,75 metër; në brendësi të saj mund të qëndrojnë deri në 7 pasagjerë, ku në reshtin e tretë mund të qëndrojnë dy pasagjerë të rritur.

Dacia Lodgy ofron 4 airbag, ABS dhe është e dsiponueshme vetëm me motor benzine 1.6.

Në brendësi të saj ndodhet dhe një ekran 7 polësh, i cili lejon menaxhimin e hartës, telefonit apo dhe opsioneve të tjera sipas dëshirës.

Makina në fjalë duhet theksuar se ofrohet në tre versione të ndryshme.

Për sa i përket çmimeve ato janë të renditura si më poshtë: Entry Level 1.6 MPI 85 kuaj fuqi – 9.900 euro.

Ambiance 1.6 MPI 85 kuaj fuqi – 11.050 euro; 1.5 DCi 90 kuaj fuqi – 13.150 euro; 1.5 DCi 110 kuaj fuqi – 13.650 euro.

Laureate 1.6 MPI 85 kuaj fuqi – 12.250 euro; 1.5 DCi 90 kuaj fuqi – 14.350 euro; 1.5 DCi 110 kuaj fuqi – 14.850 euro; 1.2 TCE 115 kuaj fuqi – 13.950 euro.

r.b/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit