

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA në këtë vit të gjashtë të transmetimit vjen me risi dhe shërbime të reja, kurse premton surpriza të këndshme për muajt në vazhdim.
NOA.al, ndryshon edhe sloganin.
Rendim pas lajmit!
Për vetë faktin se gazetarët, redaktorët dhe bashkëpunëtorët e korrespondentët e NOA.al, punojnë pareshtur për të siguruar shpejt, saktë dhe korrekt lajmet për gjithçka ndodh në Shqipëri, trojet shqiptare përtej kufirit dhe pjesën tjetër të botës, kemi vendosur të ndryshojmë sloganin e mëparshëm: Mëson i pari lajmin e fundit.
Rendim pas lajmit!
Është slogani që NOA.al e meriton plotësisht. Me një staf të kualifikuar i cili punon fort për të sjellë me shpejtësi lajmet, fotot dhe pamjet filmike nga ngjarjet e ditës.
Viti që lamë pas dhe 2012-a në vazhdim kanë shënuar ndryshime të rëndësishme për NOA. NOA Kosova, faqja e dedikuar Kosovës, gjejmë rastin të falënderojmë të gjithë shqiptarët e Kosovës kudo ku jetojnë, afroi me mijëra lexues të përditshëm. Ne jemi krenarë për vëmendjen që i kushtojmë shqiptarëve kudo ata jetojnë dhe vitin që sapo ka mbërritur, ju sjellim edhe faqen e dedikuar, NOA Diaspora. NOA English Edition, një risi në median shqiptare, sjell lajmet e ditës nga vendi dhe bota, në kohë reale edhe në anglisht, falas për të gjithë. Falënderojmë ambasadat, përfaqësi të tjera diplomatike dhe organizata joqeveritare për feedback-un që na dhanë përmes vlerësimeve për këtë nismë. NOA Video ju sjell çdo ditë videolajme nga Shqipëria dhe bota, por edhe materiale interesante argëtimi. Në sajë të bashkëpunimit ju sjellim videot më të fundit për çdo zhvillim të rëndësishëm nga vendi dhe bota. NOA Shitblerje ishte një tjetër risi e vitit 2011 tek NOA. Me sloganin, atë që nuk të duhet ty, dikush tjetër po e kërkon, me qindra shqiptarë, janë regjistruar falas dhe kanë shfrytëzuar këtë shërbim pa pagesë për të bërë shitblerje të produkteve nga më të ndryshmet. NOA Toolbar ju sjell lajmet kudo ku jeni, duke shkarkuar falas aplikacionin tek çdo browser Firefox Mozilla, Internet Explorer. Ky aplikacion ju ofron mundësinë të shfrytëzoni edhe arkivin 6 vjeçar të NOA.al dhe newsofalbania.net. NOA Auto ju sjell për herë të parë, të rejat më të fundit nga bota e paanë e automobilave. Me lajme, kronika, audio dhe video, NOA Auto është në një hap me teknologjinë për të sjellë shpejt dhe saktë, risitë e botës së makinave. TV Live ju sjell programet e disa prej televizioneve më të mira në Shqipëri dhe Kosovë.
E sigurisht ndryshime të rëndësishme pati dhe për Portalin NOA. Gjatë vitit 2011 bëmë një rifreskim të dizajnit të NOA. Jemi ndër të paktat faqe shqiptare që operojnë me sistem të dedikuar. Dhe meqë jemi tek urimet, falënderojmë 60 mijë vizitorë unikë që lundrojnë çdo ditë në Me shërbimet e reja dhe ruajtjen me fanatizëm të profesionalitetit të deritashëm, vazhdojmë të ofrojmë 24 orë në 24, shtatë ditë të javës, gjithçka për të cilën duhet të jeni të informuar, me shpejtësi, saktësi dhe profesionalizëm.
Një falënderim të veçantë ju, lexues dhe vizitorë të NOA që vazhdoni dhe në këtë vit të gjashtë të transmetimit, të rendisni NOA.al si faqen me kohë-qëndrimin më të lartë në të gjitha faqet shqiptare. Ne po punojmë që të sjellim të tjera risi ambicioze. Për herë të parë në median elektronike shqiptare online, do të vijë çdo ditë dhe pa pagesë, NOA TV, me një strukturë programore online, edicione lajmesh dhe programe me të drejta transmetimi, në sajë të bashkëpunimit me media vendase dhe ndërkombëtare si dhe institucione shtetërore e private. Risi të tjera po vijnë tek NOA. Së shpejti filmat më të fundit dhe serialet më të ndjekur tek NOA.al në shërbimin Film & Serial.
Sepse jemi të parët për lajmin e fundit, por jo vetëm: Sjellim të parët, risitë që ndryshojnë botën.
Ndërkohë, Vizitorët e NOA.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve, duke klikuar këtu mund të shfrytëzojnë falas arkivën e NOA. Ky link i NOA Toolbar ju jep mundësinë që të kërkoni në arkivin 6-vjeçar të NOA dhe jo vetëm (Aktualisht e vlefshme për browser Mozila Firefox dhe Internet Explorer në të gjitha versionet e tyre). Në kohë reale ju mund të njoftoheni për lajmet, fotot dhe videot që transmetohen tek NOA.al gjatë 24 orëve të çdo dite. Po ashtu ju gjeni dhe kategoritë në mënyrë të thjeshtuar dhe më të lehtë për t’u orientuar në lundrimin tek faqet e NOA.al. Shkarkojeni këtu
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





