Transmetuar më 01-05-2012, 19:58

Trupi i pajetë i një gruaje 60 vjeçare është gjetur sot në orët e mëngjesit në Lumin Shkumbin të Tetovës. Trupi i saj është nxjerr nga një person i cili edhe ka vërejtur viktimën ndërsa më pas në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat e rendit dhe ndihma e shpejt e cila vetëm sa ka konstatuar vdekjes e të moshuarës. Identiteti i saj eshte Gjurgja M, 56 vjeçe, identifikuar nga i shoqi, porse nuk dihen ende shkaqet e vdekjes.

Policia po heton rastin. Ndërkohë, të gjithë personat që pësuan në aksidentit e djeshëm në rrugën Cvetan Dimov në lagjen e Çairit janë jashtë rrezikut për jetë ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme në linjë telefonike për Alsat thanë se po punojnë për zbardhjen e rastit.

Aksidenti ndodhi në dje në orët e pasdites kur një makinë e tipit Seat Leon goditi një makinë tjetër të tipit BMW. Me këtë rast mbetën të plagosur 2 shoferët e makinave si dhe 4 qytetarë në mesin e të cilëve ka qenë dhe një fëmijë e të cilët për momentin ishin duke mbledhur mbeturina nga një kontejner aty pranë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit