Transmetuar më 01-05-2012, 12:44

Vlorë, 1 maj 2012, NOA- Një operacion i policisë së Vlorës i koduar “Batica” ka bërë të mundur prangosjen e katër të rinjve të cilët kërkoheshin nga Interpoli si anëtarë të një organizate kriminale e cila merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar thanë për agjencinë e lajmeve noa.al, se të ndaluarit janë 42 vjeçari Skënder Gockaj, 31 vjeçari Julian Shabani, 42 vjeçari Adnand Xhelili dhe 29 vjeçari Erjon Sadikaj që të katër me banim në Vlorë.

Mësohet se arrestimi i tyre erdhi pasi për 1 muaj rresht ishin mbajtur nën vëzhgim pasi në ngarkim të tyre Gjykata e Penale Leçes në Itali kishte lëshuar urdhër-arreste ndërkombëtare për veprat penale “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grupe kriminale”.

Sipas policisë thuhet se të ndaluarit dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar nga Shqipëria në Itali një sasi të konsiderueshme droge, cannabis sativa dhe heroinë gjatë periudhës 1 janar 2009 deri më 5 shkurt 2010.

Sakaq gjatë kontrollit ndaj tyre, Erjon Sadikajt iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një armë zjarri tip pistoletë me mulli me pesë fishekë.

Lidhur me katër të ndaluarit materialet i kaluan Prokurorisë, ndërsa pritet të kryhen procedurat për ekstradimin e tyre drejt Italisë.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit