

Berlin, 1 maj 2012, NOA- Asnjë brejtje ndërgjegje as nga feja,nëse bëhet fjalë për të goditur armikun. Al Qaeda siç transmeton CNN kishte fshehur shumë plane të saj kriminale edhe atë të atentateve në Londër gjatë vitit 2005 brenda disa videove pornografike.
Sipas disa dokumenteve të gjetura rreth 1 vit më parë nga inteligjenca gjermane dhe të deshifruara së fundmi, dalë arrestimit të një terroristi të dyshuar, konfirmohet kjo strategji.
Gjithë ky zbulim nis në Berlin, kur në 16 maj të vitit të kaluar u arrestua dhe u mor në pyetje një 22 vjeçar nga Pakistani të cilit ju gjetën disa karta memorie dhe një objekt dixhital për të lexuar brenda tyre, në brendësi të të cilave ndodheshin disa video pornografike, por në të vërtetë fshihej një thesar i vërtetë… planet e sulmeve disa aktualisht të kryera dhe të disave që ishin parashikuar për të ardhmen.
Në video jepeshin të detajuara disa sulme të Al Qaedas për tu ndërmarrë në Europë në stilin e “Mumbait”, qytetit Indian i cili në nëntor të vitit 2008 u përfshi nga dhjetëra sulme terroriste.
Në vijim në materialin dixhital u gjetën edhe disa udhëzues për stërvitjen e terroristëve në formatin Pdf të përkthyera në anglisht dhe gjermanisht nga gjuha arabe.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





