

Tiranë, 1 maj 2012, NOA- Në panairin e punës i cili korrespondon me ditën e 1 Majit, Ministri i Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Spiro Ksera tha se është ulur papunësia në masën rreth 13%, ndërsa shtoi se gjatë vitit 2012 papunësia do ulet me 0.4%
Në vijim ai tha se punësimi vijon të mbetet problem për të rinjtë, ndërsa shtoi se panairi i punës u jep mundësi dhe informon gjithë punëkërkuesit sidomos emigrantët e kthyer të cilët mund të informohen për detaje të rëndësishme të tregut të punës.
“Do të rishikohet paga minimale ajo do të rritet nga 20 000 në 21 000. Ndërsa zërave të opozitës për problematikat e punësimit, ne u themi kemi hapësirat dhe projekte punësimi që mbështesin edhe gratë për punësim në mënyrë që të arrihen vende sa më të mira të punës”, u shpreh Ksera, raporton noa.al.
Në vijim Ministri i Punës theksoi se mundësi të veçanta punësimi janë krijuar për të huajt, ndërsa nënvizoi se deri në fund të mandatit do ulet me 59 mijë numri i të papunëve.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





