

"Tani më kujtohet një dokument që unë e zbulova në arkivat kombëtare në janar të vitit 2002, ndërsa rrëmoja në dokumentet konfidenciale të sapopublikuara pas 30 vjetësh mbi Tregun e Përbashkët. Ishte një memorandum sekret, i përpiluar nga një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme, nën titullin “Sovraniteti dhe komuniteti”…
Nga “Sunday Telegraph"
Përgjatë gjithë Evropës, nga protestat në Greqi, deri te vota-protestë për Marine Le Pen dhe George Galloway, ne shohim shenja se si njerëzit ndjehen të tjetërsuar dhe të veçuar prej klasës politike, e cila udhëheq jetët tona e shkëputur prej nesh dhe pa një opozitë të mirëfilltë dhe jashtë çdo kontrolli demokratik.
Tani më kujtohet një dokument që unë e zbulova në arkivat kombëtare në janar të vitit 2002, ndërsa rrëmoja në dokumentet konfidenciale të sapopublikuara pas 30 vjetësh mbi Tregun e Përbashkët. Ishte një memorandum sekret, i përpiluar nga një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme, nën titullin “Sovraniteti dhe komuniteti”.
Me sinqeritet tronditës kjo letër parashikonte se do të duheshin 30 vjet për britanikët që të zgjoheshin dhe kuptonin natyrën e vërtetë të projektit europian në të cilin po hynin, kohë pas së cilës do ishte e pamundur për ta që të tërhiqeshin.
Autori shkruante se Komuniteti do të përparonte drejt unifikimit ekonomik, monetar dhe fiskal, me një politikë të jashtme dhe mbrojtje të përbashkët, e cila do të çonte në kufizimin më të rëndë të sovranitetit të Britanisë në histori. Ndërsa ligji komunitar do të marrë gjithmonë e më shumë përparësia para ligjit të vendit dhe gjithmonë e më shumë pushtet do t’u kalojë burokratëve në Bruksel, ndërsa roli i parlamentit lokal do të zvogëlohet, kjo do të çojë “në një ndjejë popullore përjashtimi nga qeverisja”.
Ky zyrtar civil sugjeronte më poshtë se zyrtarët më tutje do të duhej ta fshihnin faktin se Britania nuk po udhëhiqej më nga zyrtarë të zgjedhur, por nga të panjohur dhe të parëndësishëm në Bruksel, pra që po hiqnim dorë nga demokracia.
Një mënyrë për të krijuar iluzionin se sistemi ishte ende demokratik sipas këtij zyrtari, do të ishte krijimi i zgjedhjeve të reja për përfaqësues në nivel europian. Pak vite më vonë u krijua Parlamenti Europian. Ky autor ndërkohë po parashikonte se si do të humbte peshë shprehja “ne populli”, ndërsa njerëzit do të ndjeheshin të përjashtuar nga qeverisja. Tani ne shohim me mërzi konsensusin që ka dhënë qeveria për nomenklaturën e re, ndërsa të gjithë ne ndjehemi demokratikisht të pafuqishëm. E ndërkohë që pakënaqësia që po krijon kjo ndjenjë pafuqie rritet, ata që na drejtojnë me paaftësi sublime po shohin se nuk kanë një përgjigje mbi këtë.
David Cameron duke përsëritur vazhdimisht planin e tij për të udhëhequr “qeverinë më të gjelbër të të gjitha kohërave”, ka nxjerrë në pah një nga misteret që lidhet me sovranitetin dhe politikën e kohës sonë.
Britania është angazhuar që deri në vitin 2050, ashtu si gjithë Bashkimi Europian, të shkurtojnë emetimet e karbonit dhe gazrave në atmosferë me 80 për qind. Ky është ligji më i shtrenjtë që parlamentarët e kanë miratuar ndonjëherë unanimisht, pasi i kushton vendit 18 miliardë paund çdo vit. E ndërkohë që 75 për qind e ekonomisë sonë varet ekskluzivisht nga industri të lidhura me këto emetime karboni, do të duhet që gjithçka që ne bëjmë prej transportit urban deri te blerja e ushqimeve në dyqan të mbyllen, në mënyrë që kjo të arrihet. Mbetet mister se si do të arrihet kjo shifër, pa mbyllur gjithë ekonominë e vendit edhe pse radikalë të mjedisit sugjerojnë se deri atëherë ne do e kemi rregulluar që ta prodhojmë energjinë nga burime të rinovueshme.
Marrë nga “Sunday Telegraph"
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





