

SHBA, 1 prill 2012, NOA – Një sondazh i ri i SHBA-së ka gjetur se shumica e myslimanëve në pesë vende të anketuara, duke përfshirë edhe Pakistanin – kanë pikëpamje negative për Al-Kaidën. Sondazhi nga Pew Research Center përkon me njëvjetorin e vdekjes së Osama bin Ladenit.
Sondazhi vë në pah se 71 për qind e egjiptianëve kanë një qëndrim të pafavorshëm ndaj Al-Kaidës, në Jordani kjo përqindje shkon në 77, në Turqi 73 ndërsa në Liban 98 për qind.
Në Pakistan, ku forcat speciale amerikane e vranë bin Laden vitin e kaluar, 55 për qind e njerëzve kanë qëndrim negativ ndaj grupit militant, 13 për qind e mbështesin dhe 30 për qind nuk deklarohen. Hulumtuesit tha se disa zona të Pakistanit ishin shumë të rrezikshëm për të kryer sondazhin.
noa.al/rfe
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





