Transmetuar më 01-05-2012, 00:22

Një anije me rreth 200 njerëz në bord është përmbysur nga erërat e rënda dhe shiu në verilindje të Indisë, duke lënë të paktën 35 të vdekur dhe 75 të tjerë të zhdukur.

Shefi i policisë në shtetin Asam J.N. Çouduri i cituar nga RFE thotë se aksidenti ka ndodhur mbrëmë në lumë Brahmaputra pranë Fakiragramit në perëndim të qarkut të Dubrit.

Zona është rreth 350 kilometra në perëndim të kryeqytetit të shtetit, Gauhati. Çouduri thotë se erërat e forta dhe shiu dyshohet se shkaktuan  aksidentin. Policia dhe ushtarët janë dërguar për të ndihmuar me përpjekjet e shpëtimit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit