

E dyshimtë prej kaq kohësh, aq sa shumica e njerëzve ka nisur të pyesë veten në lidhje me ekzistencën e saj.
Fjala është për të famshmen “Pika G”, e njohur si pika kyçe e kënaqësisë seksuale femërore …
Për të cilën në fakt, një gjinekolog i Institutit të Gjinekologjisë “Shën Petërburg” në Florida, pretendon se më në fund e ka identifikuar dhe matur madhësinë e saktë të saj.
Kështu, Adam Ostrzenski, duke shqyrtuar trupin e vdekur të një zonje 83 vjeçare, saktësisht rajonin legenit të saj, – ka gjetur "përmasat" e asaj pjese të veçantë në vaginën e saj, që shkakton në mënyrë të ndjeshme kënaqësinë
seksuale.
Ai ka bërë me dije se gjatësia e saj është 8.1 mm, ndërsa gjerësia është vlerësuar të jetë mes 1.5 dhe 3.6 mm dhe lartësia 0.4 mm …
Duke shtuar se ajo formon një kënd prej 35 ° midis aparatit gjenital dhe atij urinar.
Ky konstatim, megjithatë, nuk mund të zbatohet për të gjitha gratë, pasi thuhet se jo të gjitha e posedojnë këtë “buton” kënaqësie …
e.t/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





