




Paris, 30 prill 2012, NOA- Një ceremoni intime u zhvillua në një natë romantike ku Mariah Carey dhe Nick Cannon kanë ripërtërirë zotimet e tyre në martesë nën kullën Eiffel në Paris, ku të dy ishin veshur me të bardha.
Mariah 42 vjeç dhe Nick 31 u martuan në Bahamas në vitin 2008, vetëm pak muaj pasi ishin lidhur bashkë.
Siç informon noa.al, çifti ka dy fëmijë bashkë një vajzë dhe një djalë, Moroccan dhe Monroe.
Në muajin janar bashkëshorti i këngëtares u shtrua në spital si rrjedhojë e një sëmundje të rëndë në veshkë ku si rrejdhojë ndërpreu edhe emisionin e tij radiofonik në New York për tu kuruar. por fatmirësisht ajo fazë u kalua me sukses.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





