Transmetuar më 30-04-2012, 18:39

Nevada, 30 prill 2012, NOA- Një festë është kthyer në tragjedi, ku përtej festimeve dhe të qeshurave të të ftuarve qeni vërsulet ndaj vogëlushit i cili sapo do ti frynte tortës në ditëlindjen e tij të parë.

Siç informon noa.al, “Last Vegas Sun” tregon historinë e familjes së Henderson në Nevada, ku thuhet se një qen rreth 54 kilogram nuk kishte dhënë kurrë më parë sinjale agresiviteti, por që rezultoi vrastar ndaj një të mituri.

Vogëlushi i ishte afruar qenit për ta përkëdhenur tregon babai i të voglit Chris Shahan.

Më tej ai shtoi djali ishte kapur pas qimeve të qenit për tu ngritur në këmbë dhe në atë moment kafsha e kafshoi fëmijën në kokë duke filluar ta përtypë.

Pavarësisht ndihmës së familjarëve i vogli ndërroi jetë në dhëmbët e qenit të familjes.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit