Transmetuar më 30-04-2012, 18:28

Savona, 30 prill 2012, NOA- Policia italiane ka vënë në pranga një 23 vjeçar shqiptar i identifikuar si Aristotel Hysaj, pasi ndaj tij rëndonte një urdhër arresti, pasi rezultonte si furnizues droge tepër aktiv dhe që arrinte ti shpëtonte gjithmonë policisë.

Operacioni për kapjen e tij u shtri në disa qytete si Basso Piemonte, Savona, Albissola, Milano, Torino, qytete në të cilat ai ushtronte veprimtarinë e tij.

Sipas policisë thuhet se në hetimin për kapjen e Hysaj u përfshinë tre persona të tjerë një avokat Antonio Sordi 52 vjeç një sipërmarrës Luca Venturino 43 vjeç dhe një egjiptian 54 vjeçcar të cilët ishin vendimtar në deklaratat e tyre.

Siç raporton noa.al, një tjetër operacion për kapjen e tij ndodhi marsin e shkuar ku u kapën 12 të tjerë por Hysaj arriti të shpëtonte.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit