

Disa viruse lindin bashkë me njeriun. Dhe kjo, pasi ata kanë një mbulesë mjaft të mirë dhe të padukshëm: Zinxhirin tonë të ADN-së.
Kështu pohon një studim i fundit i kryer nga hulumtuesit në Oksford, së bashku me ata të qendrës “Aaron Diamond Center AIDS Research” në Nju Jork dhe Institutit “Rega” në Belgjikë.
Ata kanë shkuar edhe më larg, duke thënë, se një gjë e tillë ndodh në fakt në gjithë familjen e gjitarëve dhe se ka qenë kështu, për miliona vite me radhë.
Sipas këtyre studiuesve, një nga viruset që është i zakonshëm për pothuajse të gjitha speciet e gjitarëve, besohet se mund të ketë infektuar një paraardhës të përbashkët të tyre, mbi 100 milionë vjet më parë.
Studimi bën me dije më tej se shumica e këtyre viruseve nuk e ka humbur ende aftësinë për të lëvizur nga një qelizë në një tjetër, duke iu përshtatur jetesës në ciklin e qelizës mikpritëse dhe këta njihen si retro-viruset.
Sipas Robert Belshau, një nga përgjegjësit e këtij kërkimi shkencor, disa prej këtyre viruseve janë aq të përhapura në mesin e gjitarëve dhe mund të kenë shkaktuar një epidemi të vërtetë që në kohët e lashta, mund të ketë patur përmasat e një masakre të vërtetë.
Në fakt, vetëm 1.5/a e ADN-së tonë shërben për të kodifikuar "ndërtimin" e një qenie njerëzore.
Ndërsa pjesa e mbetur është ende funksion i panjohur.
e.t/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





