Transmetuar më 30-04-2012, 16:44

Durrës, 30 prill 2012, NOA- Dy kosovarë janë ndaluar në portin e Durësit nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve noa.al, se i ndaluari i parë është 36 vjeçari Bylbyl Gashi nga Rahoveci i cili ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme nëpërmjet Portit të Durrësit duke paraqitur si dokument udhëtimi një pasaportë kosovare në të cilën ndodhej një vizë zviceriane që dyshohet të jetë e falsifikuar.

I ndaluari i dytë është Leotrim Beqiraj 25 vjeç,banues në Deçan, i cili u arrestua për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

Beqiraj tentoi të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme duke paraqitur për udhëtim një pasaportë biometrike, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit